Home KRYESORE “Do sjellim para përgjegjësisë kriminelët” paralajmërimi i fortë i Ambasadës Amerikane (VIDEO)

“Do sjellim para përgjegjësisë kriminelët” paralajmërimi i fortë i Ambasadës Amerikane (VIDEO)

Ambasada Amerikane në Tiranë e ka nisur ditën me një mesazh të rëndësishëm për luftën e korrupsionit dhe respektimin e ligjit.

Me anë të një njoftimi në Facebook, ky institucion shprehet se lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së tyre.

Në postim është dhe një video ku shpjegohet se si funksionon bashkëpunimi mes tyre dhe Policisë së Shtetit nëpërmjet agjentëve dhe hetuesve të posaçëm.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Këtë javë, mësoni se si Ambasada e Shteteve të Bashkuara, nëpërmjet agjentëve dhe hetuesve të posaçëm, në bashkëpunim me Policine e Shtetit dhe prokurorët, punon për të gjurmuar dhe shkurajuar mashtrimin me anë të dokumenteve dhe për të sjellë përpara drejtësisë kriminelët përgjegjës për prodhimin, përhapjen dhe blerjen e tyre”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Share: