Home KRYESORE Drejtorët e rinj, debat brenda PS. Stërkaj: I keni bërë si tender

Drejtorët e rinj, debat brenda PS. Stërkaj: I keni bërë si tender

Debate të forta në mbledhjen e grupit të PS-së, sa i përket emërimit të drejtorëve të rinj në qarkun e veriut. Në një situatë të pazakontë, kryeministri Edi Rama ka debatuar me deputetin e Paulin Stërkaj.

E keni bërë si tender këtë çështje. Secili çon emrat e vetë, ka thënë në mbledhje deputeti Paulin Stërkaj.

“Nuk e kemi bërë tender. Musai më ka thënë që i keni çuar 7 lista. Kam menduar se ju do ta zgjidhni vetë këtë gjë, por tani do merrem unë pasi ju nuk i dhatë drejtim. Për Shkodrën do ketë një tjetër mbledhje të hënën”, mësohet të ketë thënë Rama.

Po ashtu mësohet se për “Veriun” do të ketë organizim të ri për bashkitë. Sipas numrit të popullsisë do të ndahen në makrobashki, bashki të mesme, bashki të vogla dhe mikrobashki.

Nga kjo ndarje, vetëm Shkodra është bashki e madhe, ndërsa Fushë-Arrëzi dhe Puka do të jenë mikrobashki.

Ndërkohë, grupi për administratën e bashkisë dhe drejtoritë do të drejtohet nga Beqaj dhe 50% e administratës do të jenë gra. Kjo organigramë do të jetë për të gjitha bashkitë, përveç Shkodrës, për shkak të mungesës së kryebashkiakut. Mësohet se në mbledhje Tom Doshi ka kërkuar nënkryebashkiakun e Vaut të Dejës. / Opinion.al

Share: