Home KRYESORE E kishte shtrënguar fort, Rolejti i vogël që i humbi nënës nga...

E kishte shtrënguar fort, Rolejti i vogël që i humbi nënës nga duart nxirret i pajetë, i mbështetur në krahët e një vajze të vdekur

Ai është nxjerrë në mesnatë në krahët e një vazje tjetër të vdekur, e cila e kishte shtrenguar fort. Identiteti i vajzës nuk dihet ende.

Rolejt Vata dhe gjyshja e tij Hajrie28 Nëntor, 2019 12:15

TIRANË– Rolejt Vata, i vogli 7-vjeçar që kishte humbur pasi e ëma e nxorri nga pallti që u shemb është nxjerrë i pajetë. Pavarësisht se nëna e tij e plagosur e kishte larguar nga pallati, Rolejti nuk kishte mundur të largohej nga vendi dhe soletat e një tjetër pallati e kishin zënë poshtë.1 / 3

Rolejt Vata dhe gjyshja e tij Hajrie

Ai është nxjerrë në mesnatë nga gëmadhat dhe është gjetur në krahët e një vajze tjetër të vdekur, e cila e kishte shtrënguar fort. Identiteti i vajzës nuk dihet ende.

Nëna e Rolejtit, Ela Vata shpëtoi dhe ndodhet e plagosur, ndërsa gjyshja e vetësakrifikua duke mbrojtur me trup nipin tjetër, Santijanon, që u gjet në prehrin e gjyshes së pajetë.  

40 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe dhjetëra të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.  Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.

(f.m/dosja.al)

Share: