Në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti i datës 26 Nëntor në Shqipëri, Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka thënë se do të ndërtojnë 500 banesa.
“Shpresojmë që ekipet tona do të kryejnë punimet në vendet e përshtatshme në Shqipëri dhe si vëllezër turq do të ndërtojnë 500 njësi banimi”, është shprehur Presidenti turk sipas Angjcisë së lajmeve Anadolu.
Banesë të shumta janë dëmtuar rëndë duke lënë të pastrehë shumë banorë në Durrës, Thumanë etj./Opinion.al/