Home KRYESORE Fati i keq i të riut që humbi jetën gjatë tërmetit

Fati i keq i të riut që humbi jetën gjatë tërmetit

Numri i viktimave të tërmeteve që tronditën Shqipërinë rritet nga ora në orë.

Një prej tyre është Kristian Preçi, një djalë i ri i cili kishte dalë nga burgu vetëm pak ditë më parë.

Kristiani ishte banorë i Thumanës, zonës ku u shembën tre pallate, nën rrënojat e të cilëve u gjetën viktima.

Fatkeqësisht Kristiani nuk mundi të mbijetojë. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë avokati i tij. “Sot humbi jetën nga tërmeti Kristian Preçi banor i Thumanës, klienti im që fitoi pafajësinë pas 5 muajsh burgim të padrejtë. Ngushëllim familjarëve, qoftë i parajsës. Kristiani ishte një djalë i mrekullueshëm. Iku shpejt”, shkruan avokati. /Opinion.al

Share: