Mediat italiane kanë bërë të ditur se 9 komuna arbëreshe në Itali kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për ruajtjen e kulturës dhe identitetit arbëresh, transmeton albinfo.ch.
Kronika e Rai News pasqyron aktivitetin e organizuar në komunën Casalvecchio në Puglia, Itali, ku ishte i pranishëm edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë.
Nga ana tjetër, kryetari i Bashkisë së Casalvecchios, Noe Andreano, thotë se është e rëndësishme ruajtja e identitetit të origjinës si dhe vazhdimësia e gjuhës.
“Për të realizuar këtë duhet të fillojmë me më të vegjëlit, me fëmijët”, tha ai. “Por të gjithë duhet të përfshihen në këtë nismë për ruajtjen e kulturës dhe traditës”.
Po ashtu, në konferencën e mbajtur me këtë rast u fol edhe për Strategjinë Kombëtare për Diasporën dhe Ministrinë e dedikuar për Diasporën që i shikon emigrantët, edhe ata historikë, si një pasuri kombëtare. /Albinfo.ch