Home KRYESORE Kjo zuzari ngjet vec ne Shqipëri, kudo ne bote prona eshte e...

Kjo zuzari ngjet vec ne Shqipëri, kudo ne bote prona eshte e shenjte!

Nga Genc Mlloja

Edhe keto dite ne nje aktivitet ne Tirane nje deputet nga nje vend i huaj pyeti mbi ceshtjen e pronesise ne Shqipëri.
Nuk mori pergjigje. “Atehere mos prisni investime te huaja pa kthyer token tek pronari i ligjshem”, u pergjigj vete ai.

Masakra me pronat e vecanerisht grabitja mizore ne perlen e bregdetit te jugut do te shtoje tensionet sociale. Kush nuk e mban mend Znj. Mana Neranxi qe si burrneshe ne disa raste eshte kacafytur me falangat policeske ne mbrojtje te prones se saj, tokes se trasheguar historikisht ne Himare.

Nuk ka qetesi as per pushtetaret as per grabitqaret qe bejne te fortin nen hijen mbrojtese te pushtetit qe eshte bashkepunetor me ta. E ketyre iu shtohen Fevzira e kompani qe jane kthyer ne megafone te grabitqareve te tokave, te cdo gjeje qe ka mbetur pa u zhvatur.

Konkretisht Himariotet e bashkuar do te jipnin shembull si mbrohet toka e prona legjitime dhe ne fakt shembullin e kane ne mes te tyre: biznesmenin e mirenjohur e ish deputet, Nikollaq Neranxin, nenen e tij burrneshen Mana qe u kane vene kufirin tek thana zuzareve grabitqare te tokave himariote e ne cdo cep te Shqiperise.

Me jargavitje e qarje femijerore nuk mbrohet gje, e as fitohet, vec ka humbje e poshterim nga te paudhet.

Kush eshte mesuar te ule koken t’mos flase, te zvarritet duke u bere cirak i grabitqareve ne pronat e tyre. Kjo zuzari ngjet vec ne Shqipëri, kudo ne bote prona eshte e shenjte!

Share: