Home KRYESORE “Ligjin e quaj të shenjtë” Memçaj përgjigjet para KLP

“Ligjin e quaj të shenjtë” Memçaj përgjigjet para KLP

Kandidatja e dytë në garë për Prokuror të Përgjithshëm, Fatjona Memçaj, doli në seancë dëgjimore para Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Ajo bëri një prezantim të eksperiencave të saj në sistemin e drejtësisë.

“Kam qenë një nga prokurorët e parë të Task Forcës shqiptare për pastrimin e parave, kam drejtuar Drejtorinë Ligjore në Presidencë, duke bërë akte ligjore që shërbejnë edhe sot. Kam punuar si drejtoreshë kabineti në Prokurotinë e Përgjithshme dhe si prokurore në Prokurorinë e Apelit”.

Memçaj u pyet nëse kishte ndonjë vlerë të jashtëzakonshme pasi emërimi i saj kishte detyruar Prokurorin e Përgjithshëm dhe Presidentin të shkelnin ligjin sipas një prej anëtarëve të KLP-së.

Ajo u përgjigj se është çështje interpretimi të ligjit, jo shkelje dhe se emërimi i saj ka kaluar në një kolegj dhe jo në një individ.

“Është çështje interpretimi të ligjit jo shkelje. Kam marrë 5 vota nga 6 dhe presidenti i Republikës ka dëgjuar çka është diskutuar në këshill dhe ka lëshuar një dekret. Shkaku për këtë është tjetër gjë, nuk ka të bëjë as me ligjshmërinë e emërimit tim dhe as me integritetin e atyre që e kanë bërë dhe jam e sigurt se nuk do ta shkelte njeri ligjin për profilin tim. Nuk ka pasur shkelje ligji, por interpretim.”

Ndërsa pyetjes se nëse do të vinte në përgjim një prokuror apo anëtar të KLP nëse dyshon se ai ka shkelur ligjin, kandidatja Memçaj iu përgjigj se shkeljen e ligjit nuk do të ja lejojë vetes.

“A do të guxojë që unë ta shkel ligjin. Unë e gjykoj veten se jam prokurori i mirë që të mos shkel ligjin. Pra kjo s’do të thotë se është mungesë vullneti apo pasje frike. Do të thotë se ligjin e quaj të shenjtë. Shkeljen e tij nuk ja lejoj vetes ta bej. Aq më shumë aty ku ka të bëjë me të drejtat e interesave të individit. P shqiptare deri me tani është sulmuar për këtë qe nuk respekton te drejtat e njeriut. Po akuzohemi se favorizojmë te fortët dhe sulmojmë të dobëtit! Para ligjit janë te gjithë te barabarte, dhe nëse e bej unë i them çdo qytetari se po ke te drejte te shkelni ligjin”, tha Memçaj. /Opinion.al

Share: