Home KRYESORE Mu afro, te ngroh me fryme. siç ngrohnin puthjet…

Mu afro, te ngroh me fryme. siç ngrohnin puthjet…

Nga Brunilda Resulaj

Eja, mos me rri aq larg
ulu tek stoli qe rrinim bashke.
Ishte i vogël ,por na merrte te dy!
ti i ulur ,unë ne prehër,
rehati ,qe s’e gjenim ne tjetër vend!
Tani mu ul përballë…,
unë ne karrige, ti rri ne stol .
Vetëm kështu do me duket .
se jam prape ne prehër…
Me zgjat duart ti mbaj ngrohte,
siç na i mbanin xhepat ,
kur iknin ne shkolle.
Mu afro, te ngroh me fryme .
siç ngrohnin puthjet
ne dimrin e ftohte…,
mbështet kokën ne prehrin tim!
jastëku qe ska çmim!
Mbylli sytë, shplodhu aty ,
mes ëndrrash qe ikin,
fort mbaj vec nje…
vallëzimin e fundit ,
qe bëmë te dy !!
Mbështetur mbi timin prehër ,
kujto kohet, kur ishim te rinj.

Mbi krye përkulem
supin te arrij ,
te beshtes kokën ,
te shplodhem aty ,
deri sa mëngjesi te vij!

Po nuk ndjeva me zgjo ti ,
me fol, fort, nga gjumi me zgjo ,
dua çdo mëngjes te jem me ty !

Po nuk ndjeva, mos u tremb!
tek gjumi i përjetshëm, ëndrra je ti!

me merr ne krahë ,
me vendos te shtrati ynë!

Me ndje, a marr fryme?!
frymën po sma ndjeve ,
mos u shqetëso,
te fundit fryme ta dhashë ty!

Share: