Home KRYESORE Per bashkevuajtesit e mij!Pershtjellime nga sallat e gjyqeve…

Per bashkevuajtesit e mij!Pershtjellime nga sallat e gjyqeve…

Kushtuar KÇK-së, vite me parë,kur ‘banda’ ‘ishte ne legalitet.
Sot ‘banda’ është në ilegalitet, e super kamufluar.
Ngjarja eshtë reale dhe zhvillohet ne vendin më tragjik për mijra qytetare te ndershem shqiptarë, viktima te sistemit më kriminal që Shqiperia ka njohur.

Vendi;Gjykata e Shkallës së. Parë.
Gjyqtarja-fatkeqesisht;femer)M.B)
Ndoshta e ka kaluar vetingun dhe ka ‘ndruar’ formen dhe permbajtjen

nga Sevim Arbana
Tirane, 23 Korrik 2015

Kam dy vjet qe perballem me disa padi, padi te stisura dhe korruptive, ne gjykatat tona.
Ketu kam pare dhe kam kuptuar(perpos shume gjerash te tjera) realisht se pse Shqiperia dhe njerezit jane katandisur ne kete derexhe.

Gjykatat tona fizikisht, profesionalisht dhe moralisht jane jashte gjithe standarteve qe duhet te jete nje institucion i tille ne bote.
Qe kur hyn ne Gjyakaten e Rrethit Tirane(mos flasim per gjykatat e rretheve qe ngjajne me mejhanet), ti si qytetar perballesh me nje nonsens:

Nje punonjes qendron para nje dere, e cila presupozohet te jete pike kontrolli, po qe asnje qytetar s kalon permes saj. Ndoshta kjo pike , ka ndonje sy magjik qe i njeh pa i kontrolluar kriminelet

Hyn ne korridore, qe si kudo ne ambjentet shqiptare, ka rremuje, zhurme dhe qe aty te fillon nje stres i papare.

Me pas hyn ne sallen e gjyqit, nese mund ta quajme salle nje furrik, te ngushte, ku sekretarja dhe gjyqtarja rrijne ngjit e ngjit, dhe ne dy ose e shumta tre karrike, mund te rrijne; te paditurit, paditesi dhe avokatet

Tani ketu fillon odiseja e rrenave, mashtrimeve, intrigave, krimeve, pislliqeve te te gjitha llojeve dhe mbi te gjitha ; zhvatja dalengadale, po marramendese e xhepave, deri ne falimentim total te familjes, biznesit, etj,etj.

Parimi kryesori i gjithe gjykatesve, gjykatave dhe Institucioneve te drejtesises eshte; Anjehere s fiton ai /ajo qe ka te drejte! Ketu vendos une! Ti je sa per forme!

Fiton xhepi! Fiton sa hidhet ne kete mikro salla, ne forma dhe menyra nga me te sofistikuarat dhe te trasha.

Sapo hyn dhe sheh dy veta ne nje rryp zyre, me aparatura dhe teknologji super te vjeteruar, pa audio, pa asnje mundesi qe ti te flasesh I lire, kupton qe deviza e pashkruar aty eshte; Fiton ai qe dua une!

Fillon séanca!

Heren e pare (dhe jo vetem), pritshmeria jote eshte me parimin qe patjeter do te fitoje drejtesia.

Sapo sheh fytyren e gjyqtares/gjyqtarit, te kap nje ankth e pesimizem, pasi fillon te ndjesh dicka.

Menyra si shikon, si komunikon gjyqtari, te largon fap-fap shpresen qe do te kete drejtesi. Ai/ajo, sidomos femrat, jane harbute, si te pagdhendura, me nje ndjenje superdominimi, te shohin si lecke, a pre, a asgje.

Ti fillon kupton qe gjyqtarja s ka lexuar asgje nga dosja dhe gjithmone ka parimin qe ligji ne gojen e saj rrotullohet si te doje ajo. S ka nevoje te njohe ligje, s ka nevoje te njohe historine, s ka nevoje te ballafaqohet. Ajo e di perfundimin, po stili dhe situata ia do qe te sterzgjatet. Nga kjo vijne te tjerat.

Palet e dyta; paditesi dhe te paditurit.
Ketu eshte veshtire. Ne te dy rastet si te paditur, edhe kur padisin, varet snga shkalla e pozicionit shoqeror, klasor, monetar, klanor.

Nese je pjese e bandes se ketyre me toga te zeza, eshte ok fundi.

Nese je pjese e nje grupimi te forte, po ama shume te forte , politik, ke shume shanse se keto me toga te zeza kane alergji, dridhen dhe bejne rrjetezime me keto klasa.

Nese i perket nje kategorie te njohur si; biznes, para, etj,etj, je super optimist qe e zeza do te behet e bardhe, prona e tjetrit do te behet e jotja, ligji dhe Maliqi do te jene ne tryeze.

Sic e thashe, kategoria e gjyqtareve eshte shume e ngjashme. Po thuajse 99.99% e tyre, ngjajne si vellezerit siameze ne sjellje, vendime, manipulime, shkaterrime, futje nga prapa ne emer te ligjit, etj,etj

Vijme te avokatet.
Keta jane shume interesante .
Eshte nje kategori qe duhet studjuar me kujdes dhe analizuar situatat e tyre psiko-akademike dhe mbi te gjitha me ke e si jane te lidhur, pra ne gjuhen moderne; networku i tyre.

Shqiperia ka disa avokate te zot, te ndershem, emra qe te ngjallin respekt, po po te shohesh historite e gjyqeve qe ato kane mbrojtur, zakonisht jane humbes. Pse valle? Kjo eshte per t’u analizuar dhe per te bere nje kerkim

Mua me ka takuar te takoj te tille, te cilit gezojne nje emer te nderuar, po qe ne gjyqet e ‘famshme’ qe une kisha, te gjitha pa asnje sens ligjor, ai terhiqet, pasi e sheh qe gjyqtaret harbute, ofendojne intelektin e tyre, profesionalizmin dhe eksperiencat qe ato kane.

Ka avokate te tjere dhe qe jane shume, ata jane seksesere te mrekullueshem, qe ne heshtjen, me marifete fine, ose dhe te trasha, fitojne gjithmone gjyqet, sidomos ato qe s kane asnje baze ligjore, asnje prove ku te vertetohet qe kjo pale ka te drejte.

Avokate te tjere, qe jane te njohur ne treg, qe zakonisht marrin ceshtje te ‘bujshme’ sidomos politike, apo te personave me pushtet. Keta jane super mafia, pasi emrin e kane vene me lloj-lloj aferash e marifetesh dhe madje kane dhe nje pushtet tjeter pervec atij te avokatit.

Keta jane dhe avokatet me te paguar. Zakonisht paguhen nga bosa e bose, zakonisht per ceshtje qe bazen ligjore e kane bloze. Keta jane ose kryesojne networke bicim sindikatash apo OJF (Organizata Jo Fitimprurese)po ne te vertete jane OF(organizata fitimprurese)

Keta avokate bosa, nuk vijne kurre ne gjyqe vete. Ata dergojne disa avokatuce, qe ne sallen e gjyqit flasin lloj-lloj budallalleqesh, po qe ‘cuditerisht’ gjyqtarja ja aprovon dhe gjithmone ne fund dalin fitues. Dhe jo vetem fitues, po ato groposin palen kundershtare.
Kjo eshte panorama e gjyqesorit, me gjithe grupet e interesit.

Atehere: Qe t’ia dalesh ne kete rreth hienash, vampiresh, hajdutesh dhe kriminelesh ka disa zgjedhje/zgjidhje;

a) Te jesh supermen/superwomen
b) Te jesh enderrimtar qe do ia dalesh
c) Te lesh jo vetem lesht e tu, po te familjes, te farefisit dhe borxhin qe ke marre
d) Te behesh kriminel, pasi ne fund te fundit, njerez me gjak e nerva jemi; shkojme e i bejme gropen ketyre hienave

Te nderuar bashkevuajtes!
Nese Shqiperia dhe shqiptaret, do te kerkonin azil politik, kjo do te ishte per ata qe jane viktima te drejtesise shqiptare

Share: