Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Përplasja Presidencë-Qeveri/ 110 dosje presin të gjykohen nga Kushtetuesja

Përplasja Presidencë-Qeveri/ 110 dosje presin të gjykohen nga Kushtetuesja

Në një kohë kur Presidenca dhe Qeveria përplasen për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, 110 dosje të depozituara presin për t’u shqyrtuar nga kjo Gjykatë.

Mungesa e kourumit për nisjen e shqyrtimit të këtyre çështjeve ka bërë që sekretari i Përgjithshëm i Kushtetueses, Eugen Papandile të ngre shqetësimin se ky numër mund të 10-fishohet me nisjen nga puna të Gjykatës së Lartë.

“Nuk kam shifër tamam, por diku 110. Por në momentin që Gjykata e Lartë të fillojë nga funksionimi mund të bëhet dhe 1010. Do ketë fluks të madh kërkesash dhe për këtë jam i bindur”

Sekretari i Përgjithshëm i Kushtetueses, e bëri këtë deklaratë në Komisionin e Ligjeve ku u diksutua buxheti i 2020 për Gjykatën e Kushtetueses.

Më herët presidenti Meta ka hedhur akuza ndaj qeverisë “Rama” duke thënë se kjo e fundit po kërkon të emëroj si anëtarë persona që i janë besnik PS, dhe se përmes tyre synon të kap Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkohë, nga ana tjetër mazhorana e akuzon Metën për tejkalim të kopetencace dhe se kërkon që Gjykata Kushtetuese të mos ngrihet. Përplasja Presidencë-Qeveri u bë edhe më e fortë pas dekretimit si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferrllari, nga ana e Metës./ Opinion.al

Share: