Pas tërmetit 6.3 ballë, Shqipëria po përballet me një gjendje emergjente, kryesisht në rajonin e Durrësit dhe Thumanës.
Policia e Shtetit në një njoftim për shtyp i bën thirrje qytetarëve në Durrës të kufizojnë lëvizjet e mjeteve, në mënyrë të tillë që të qarkullojnë lirshëm shërbimet e emergjencave
“Policia e Shtetit u kërkon gjithë qytetarëve të Durrësit dhe rrethinave të kufizojnë në maksimum lëvizjet me mjetet e tyre, për t’u dhënë mundësi autoriteteve dhe shërbimeve të emergjencave civile të qarkullojnë lirshëm në rrugë, për t’ju ofruar ndihmën e nevojshme banorëve të lënduar nga pasojat e tërmetit të mëngjesit të sotëm”, thuhet në njoftimin e policisë./Opinion.al