Home KRYESORE Presidenti paralajmëron referendum? Meta: Do t’i drejtohem popullit për të mbrojtur demokracinë,...

Presidenti paralajmëron referendum? Meta: Do t’i drejtohem popullit për të mbrojtur demokracinë, me një dekret shpërndaj Parlamentin

Meta theksoi se betimi i mbi Kushtetutë nuk është thejsht një akt ceremonial apo formal. Presidenti theksoi se mund të kërkojë edhe ndihmën e popullit për të mbrojtur Kushtetutën. Meta: Me një dekret shpërndaj Parlamentin.

TIRANE- Në një dalje për mediet, ditën e sotme, Presidenti Ilir Meta teksa ka folur për ngërcin në Kushtetuese ka deklaruar se Kushtetutën e vendit nuk mund ta dhunojë askush. Meta mori shembull betimin e tij me dorën mbi kushtetutë para parlamentit kur u zgjodh president, për të thënë se betimi në Kushtetutë nuk mund të konsiderohet thjesht ceremonial dhe formal duke i dhënë kështu një mesazh edhe Arta Vorpsit.

Kreu i shtetit, gjatë fjalës së tij la të kuptohet se mund të kërkojë referendum popullor për ndryshimin e Kushtetutës dhe për këtë do të kërkojë ndihmën e popullit. Meta ndër të tjera me gazetarët u shpreh se me një dekret mund të shpërndajë edhe Parlamentin.

DEKLARATA:

Ilir Meta: Për të gjithë ata që dinë të lexojnë kushtetutën dhe meqënëse po afron 22 nëntori dita kur populli votoi me referendum kushtetutën, dhe këto parime të Kushtetutës që janë edhe sot të sanksionuara pavarësisht nga deformimin e pandershme që janë bërë në pabesi ndaj vullnetit të popullit shqiptar gjatë këtyre 21 viteve, kam një paralajmërim të fundit për ata që mendojnë se betimi i Metës me dorën mbi kushtetutë si president ka qenë një proces formal apo ceremonial. Nuk ka institucion më të rëndësisshëm sesa Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e cila ka vetëm një garanat që është Gjykata Kushtetuese. Përpjekjet për të dhunuar Kushtetutën, me kapjen e gjykatës Kushtetuese janë të dështuara, janë të vdekura. Askush të mos guxojë të përdhosë. Është insticuioni më i rëndësishëm i vendit. Parlamenti me një dekret shpërndahet. Qeveria me një nocion mosbesimi rrëzohet. Edhe nëse dikush mendon se angazhimet e mia ka qenë ceremoniale, kjo në fund të fundit është Kushtetutë që po mbron popullin e Shqipërisë.

Pyetje nga gazetarët: Shpërndarja e parlamentit?!

Ilir Meta: Besoj se jam shumë i qartë secili të vazhdojë me kometencat e veta. Në momentin e duhur Presidenti do i drejtohet popullit dhe gjithë botës për të mbrojtur interesin e popullit shqiptar. Iu uroj punë të mbarë të gjithë anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. “, u shpreh Meta.

Presidenti Meta futi dje në ngërç ngritjen e Gjykatës Kushtetuese,duke dekretuar Marsida Xhaferllarin si anëtare e Gjykatës Kushtetuese në vendin që ishte zënë nga Arta Vorpsi para përfundimit të afatit 30 ditor të presidentit për t’u shprehur mbi listën e propozuar nga KED. Nga ana tjetër anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi ka injoruar autoritetin e presidentit Ilir Meta, duke shmangur ceremoninë e betimit tek ai dhe duke u betuar tek një notere private. Kopjen e betimit, Vorpsi ia ka dërguar Metës, KED dhe Gjykatës Kushtetuese me Postë, ndërkohë që akti bie ndesh me nenin 8 të Kushtetutës ku parashtrohet qartë se anëtari i Gjykatës fillon detyrën pasi betohet tek presidenti.

J.V/Dosja.al

Share: