Home KRYESORE Rama mbron Erdoganin: Ka rol të rëndësishëm, BE-ja e paragjykon

Rama mbron Erdoganin: Ka rol të rëndësishëm, BE-ja e paragjykon

Kryeministri Edi Rama, kur vizitoi Italinë në fund të muajit tetor dha një interviste për revistën italiane “Panorama” e cila u botua sot. Në këtë interviste ka folur për zhgënjimin për mos hapjen e negociatave, problemet e emigracionit, por edhe për Turqinë e Erdoganit.

I pyetur nga gazetari se Turqia, kërcënon Europën se do të rihapë flukset e migracionit, Rama është përgjigjur se “unë do të tregoja kujdes ndaj paragjykimeve ndaj Ankarasë.

Ata ndihmuan Bashkimin Europian në një moment dramatik gjatë krizës së refugjatëve dhe kanë të drejtë të kërkojnë të respektohen për këtë. Roli i Turqisë mbetet shumë i rëndësishëm nga këndvështrime të ndryshme për tërë Europën, do të thosha themelor”./Lapsi.al

Share: