Home KRYESORE “Shengeni Ballkanik”/ Rama: Kosova u vetëpërjashtua

“Shengeni Ballkanik”/ Rama: Kosova u vetëpërjashtua

Ditën e sotme në Ohër u zhvillua takimi mes kryeministrit të Shqipërisë dhe Edi Rama, atij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në kuadër të “Mini Shengenit Ballkanik”.

Në këtë takim u vendosën miratimin e 9 konkluzioneve në kuadër të “Shengenit të Ballkanik”. Ndërkohë tre liderët e dolën në një konferencë të përbashkët për mediat. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama, foli në lidhje mospraninë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në samit.

Rama tha se në këtë rast Kosova u vetëpërjashtua, duke refuzuar ftesën për t’iu bashkuar këtij projekti të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor.

 “Dua të them se ne u dakordësuam se në 21 dhjetor të zhvillojmë mbledhjen e radhës në Durrës. Morëm edhe konfirmimin se në atë mbledhje do të jetë i pranishëm, përfaqësuesi i ri i lartë, drejtuesi i Në Durrës dëshiroj që dhe Mali i Zi dhe Bosnja Hercegovina, të jenë të pranishëm. Është rënë dakord dhe më parë, të përshihet dhe Kosova, me të drejta të plota dhe e barabartë në BE. Por mos t’i shmangen elefantit që është këtu…Duhet të jenë sa më të drejtpërdrejte, me të gjithë ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë apo s’duhan të kuptojnë. Është momenti për të thënë se së pari në kujtesën time, jemi takuar, jemi ulur dhe kemi dakordësuar për gjithçka që shkruhet, e zeza mbi të bardhë. Tani më jo si dokument, por si plan veprimi. Kjo nuk e ka penguar kryeministrin apo presidentin e Kosovës që të marrë pjesë në këtë samit. Në kujtesën time, pas luftës dhe pavarësisë së Kosovës, u desh një kohë e jo e shkurtër që përfaqësues të Kosovës të pranoheshin ë tavolinë. Qoftë nga përfaqësues të Serbisë apo të Bosnjë Hercegovinës, tani prej të paktën 5 vjetësh, pjesëmarrja e Kosovës nuk është bënë në diskutim. Se gjej dot interesin dhe as përfitimin nga ky vet përjashtim( Kosova). Në vizitën time e kam thënë; Serbia duhet të njohë Kosovën. Por Kosova nuk duhet të vete përjashtohet.”, -tha Rama.

Kujtojmë që, Kosova ka refuzuar të jetë pjesë e këtij Samiti. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Hashim Thaçi, presidenti i Kosovës, tha se  Kosova nuk mund të marrë pjesë në një samit, në të cilin marrin pjesë shtete, që ende nuk e njohin realitetin e saj./ Opinion.al

Share: