Inspektorati Kombetar i Mbrojtjes se Territorit pas vleresimit si te pabanueshem per shkak te demtimeve nga termeti i 26 Nentorit ka rrezuar pertoke 4 pallate.
Permes nje njoftimi per mediat, IKMT ka prishur 2 pallate pese katesh ne Thumane, nderkohe qe eshte duke u prishur nje i trete dhe pas tij do te prishet edhe nje tjeter.
‘Po ashtu grupet e ekspertimit jane duke bere vleresimet ne terren ne kete zone, rast pas rasti dhe ne momentin e vleresimit si te pabanueshem, atehere IKMT prish objektin’- njofton IKMT.
Nderkohe qe nje tjeter grup ekspertesh, eshte duke bere ekspertizen ne Durres ne objektet ku paraqitet rrezikshmeri me e larte dhe pastaj me rradhe sipas te dhenave paraprake.
‘Deri tani nuk mund te flitet per nje shifer te sakte objektesh qe duhet te prishen, por numri eshte i konsiderueshem’-thote IKMT.
360grade.al