Kryeministri Rama ka njoftuar se per te perballuar situaten e veshtire qe eshte krijuar pas termeteve, i eshte ofruar ndihma e qeverive fqinje.
Rama njofton se avione me forca speciale nga Greqia dhe Italia jane nisur per ne Shqiperi. Kreu i qeverise thote se gadishmeri per te ndihmuar kane shprehur edhe Presidenti i Frances Macron dhe ai turk, Erdogan.
“Të gjithë miqtë e Shqipërisë po aktivizohen me shpejtësi🙏Kryeministri Conte e kryeministri Mitzotakis nisën avionët me skuadrat speciale🙏Presidenti Macron e Presidenti Erdogan më shprehën gatishmërinë për çdo nevojë🙏Ambasadat e BE/SHBA kanë njoftuar qysh herët gatishmërinë🙏” shkruan Rama.
Ai shton se drejt zonave të krizës emergjente jane nisur edhe skuadrat speciale të Kosovës me urdher te presidentit Thaci.
“Qysh herët më ka telefonuar edhe Presidenti Thaçi, i cili ka aktivizuar skuadrat speciale të FSK drejt zonave të krizës emergjente për nxjerrjen e njerëzve ende nën rrënoja🙏Vazhdojnë kontaktet, ndërkohë që në terren po bëhet gjithçka e mundur në pikat ku kushtet janë më të rënda”. /Opinion.al