2-vjeçari Aleksandër Simos nga Florida u zemërua shumë me mamanë e tij, pasi kjo e fundit u largua për në punë dhe harroi ta puthte vogëlushin. Videoja u shpërnda nga babai i djalit dhe aktualisht po bën xhiron e botës.
Edhe pse nuk i shqipton mirë fjalët, Simos kuptohet se është i zemëruar me mamanë, ku në videon në fjalë përdor një ton të lartë zëri, shoqëruar me mimika të një fëmije të inatosur.