Home KRYESORE VIDEO/ Protestat në Hong-Kong, polici qëllon me pistoletë protestuesin

VIDEO/ Protestat në Hong-Kong, polici qëllon me pistoletë protestuesin

Një polic ka qëlluar një protestues me pistoletë gjatë një dite tjetër demonstrimesh të dhunshme në Hong Kong.

Pamjet e postuara në Facebook tregojnë oficerin që nxjerr armën e tij para se të përplaset fillimisht me një burrë. Kur një burrë tjetër me maskë për fytyrën i afrohet oficerit ai qëlloi ndaj tij, duke e goditur në pjesën e barkut.

Ndërsa vazhdoi përleshja, oficeri gjuajti edhe dy herë të tjera. Nuk është e qartë nga pamjet nëse nga dy  plumbat e tjerë u godit njeri.

Të shtënat ndodhën ndërsa protestuesit u përpoqën të bllokonin një kryqëzim në Sai Wan Ho në veri-lindje të ishullit. Policia konfirmoi që një oficer “qëlloi me armën e tij të shërbimit” dhe se një njeri u qëllua.

Pamjet tregojnë se protestuesi ishte shtrirë dhe me gjak përreth tij. Ai mësohet se i është nënshtruar një operacioni dhe është në gjendje kritike për jetën.

Protestat e dhunshme nisën përsëri të hënë në Hong-Kong. Ato kanë filluan në qershor kundër projekt-ligjit për të lejuar ekstradimin në Kinë – për të cilin shumë kishin frikë se do të cënonte liritë e qytetit.

Projekt-ligji u tërhoq në shtator por demonstratat vazhduan dhe tani bëhet thirrje për demokraci të plotë dhe një hetim mbi sjelljen e policisë.

Përplasjet midis policisë dhe aktivistëve janë bërë gjithnjë e më të dhunshme dhe në tetor qyteti ndaloi të gjitha maskat në fytyrë./Opinion.al

1

Share: