Home KRYESORE Zgjerimi i BE/ Ballkani peng i konfliktit Paris-Berlin

Zgjerimi i BE/ Ballkani peng i konfliktit Paris-Berlin

Papajtueshmëritë midis Parisit dhe Berlinit, të cilat më parë ishin zgjidhur me kompromis, po vendosin frenat mbi të ardhmen e zgjerimit të BE-së, ka shkruar Judy Dempsey, drejtuesja e qendrës për studimet evropiane “Strategic Europe”.

Sipas saj, këto nuk janë kohë të mira për vendet e Ballkanit Perëndimor, as për zgjerimin e BE-së.

Dempsey theksoi se disa vende të BE-së nuk e duan integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke qënë se këto të fundit nuk po forcojnë dot shtetin e së drejtës, nuk po mbrojnë lirinë e medias dhe nuk po luftojnë trafikun e armëve, të qënieve njerëzore dhe të lëndëve narkotike.

“Hapja e bisedimeve merr vite të tëra. Por ka një ndikim psikologjik të rëndësishëm për këto vende, të cilat ndihen se janë ankoruar në BE. Dhe mbi të gjitha ëshët edhe një çështje besimi: Udhëheqësit e BE-së i kanë premtuar këtyre vendeve anëtarësimin që në vitin 2003”, tha Dempsey.

Sipas saj, kundërshtia e Presidentit francez Macron për zgjerim të BE-së do të thotë se ai po përpiqet të ngrejë debatin mbi marrëdhëniet e BE-së me fqinjët e saj.

Ajo theksoi se Kancelarja Merkel është më shumë e interesuar se si do të jetë BE në afat-shkurtër se sa në afat-gjatë.

Publikuar në European Western Balkans/Exit.al

Share: