Home KRYESORE Aktivistja largohet nga studio e emisionit: Mos më prek, burra seksistë dhe...

Aktivistja largohet nga studio e emisionit: Mos më prek, burra seksistë dhe injorantë (VIDEO)

Mbrëmjen e kaluar aktivistja Gresa Hasa është larguar nga studio e emisionit “360 Gradë” pas një debati të ashpër me Sazan Gurin, i cili e preku në krah dhe e quajti “vajzë të bukur”.

Fillimisht Hasa po debatonte me inxhinierin Arben Meçe për fjalën e lirë.

Ajo solli si shembull në emision rastin e minatorëve të Bulqizës dhe konfliktit të sindikatës së sapokrijuar SMBB me kompaninë ‘AlbChrome’ të Samir Manes, rast i cili nuk u mbulua në mediat kryesore në vend. Por sipas Meçes fakti që minatorët e Bulqizës kanë dalë në protesta, tregon për një vend demokratik. Ai shtoi se qeveria nëse do e kishte median në dorë nuk do ishte detyruar të bënte një ligj për të. Pas debatesh për këtë çështje, diskutimi kaloi në tematika të tjera.

Në këtë moment Hasa rikujtoi se kjo nuk ishte tema e emisionit. Më pas ajo hyri në një debat me Sazan Gurin, i cili e preku në krah gjatë diskutimit. Ai e quajti atë një vajzë të bukur dhe ajo u acarua duke e konsideruar atë dhe të tjerë burra në studio seksistë dhe injorantë. Ajo ishte e vetmja grua e ftuar në studio.

DEBATI ME GURIN

Gresa Hasa: Ambienti është kaq toksik, ka kaluar jashtë teme. Nuk kam asgjë për të thënë, çfarë kisha për të thënë i thashë. Nuk jemi brenda temës, nuk e ndjej veten pjesë të një diskutimi të tillë.

(Ndërhyn Sazan Guri)

Gresa Hasa: Nuk ka nevojë të më prekni.

Sazan Guri: Jashtë teme brenda teme, kush je ti që përcakton? Ti i kërkon hesap atij (Arben Meçes)

Gresa Hasa: Zotëri më ngre zërin do të denoncoj.

Sazan Guri: Të respektuan si vajzë e bukur.

Gresa Hasa: Si vajzë e bukur?! Edhe seksizëm. Ore zotëri mund ta mbyllësh gojën

Sazan Guri: Ne jemi bashkë

Gresa Hasa: Ne nuk jemi bashkë, nuk je shoku im sepse unë nuk kam respekt për burra si puna jote që janë seksistë, nacionalistë dhe injorantë. Kjo është dhunë, që po ndodh LIVE në TV. Ky emision ndërpritet dhe mua më vjen keq që jam këtu. Më vjen keq, unë nuk mund të jem pjesë e një paneli ku përdoret një gjuhë e tillë, është fyerje, dhunë, seksizëm. Në televizionet tona e kemi normalizuar dhunën dhe prandaj jemi pjesë e një shoqërie të tillë, kjo është e papranueshme dhe ofenduese.

Arben Meçe: Personi më miqësor me femrat është vetëm Sazan Guri, ta dish këtë

Gresa Hasa: Ti nuk je ndryshe nga Sazan Guri (largohet)

Share: