Ditën e sotme gjatë seancës parlamentare është shprehur ish-ministri I Financave dhe ish-anëtari i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, ka shprehur keqardhjen e tij lidhur me votimin nga deputetët në Komisionin Hetimor.
Në fjalën e tij Malaj theksoi se i mirëkuptonte për zgjedhjen e tyre pasi sipas tij kryeministri Edi Rama është kthyer në një njeri të frikshëm për ata dhe vetë familjet e tyre,
Malaj tha se sapo të krijohet të krijohet Gjykata Kushtetuese do ta ballafaqoj atje këtë çështje.
“Sot rilindja po bën një gjyq politik. Nuk është hera e parë që më kërkojnë të më shkarkojnë. Në 1997 Berisha i kërkoi shkarkimin tim Finos, por kërkesa e tij ra. Kjo është hera e tretë që kërkohet shkarkimi im, por e përsëris me zë të lartë: kam kryer më së miri detyrën time.
Kam kërkuar në bord që të demokratizohet qeverisja e Bankës së Shqipërisë. Kam votuar pro ose kundër me përgjegjësi të lartë dhe të thellë. Në komision ndjeva trishtim për votimin rresht të deputetëve dhe i mirëkuptova sepse Edi Rama është bërë i frikshëm jo vetëm për ta, por edhe për familjet e tyre. Keni goditur shpesh pas shpine shoku Rama, por unë nuk e kam bërë asnjëherë. Sapo të krijohet Gjykata Kushtetuese do ta ballafaqoj këtë çështje atje”, -tha Malaj./Opinion.al/