Home KRYESORE E verteta ka hije kur tregohet realisht…

E verteta ka hije kur tregohet realisht…

Nga Genc Mlloja

Kur ndodhin ngjarje tragjike si termeti i 26 nentorit i ketij viti me dhjetra viktima e deme te medha njerez si mosha jone e dy epokave natyrshem kujtojne goditje te tilla te ngjashme.

E kam ne kujtese termetin e prillit 1979 me valen goditese ne rrethin e Shkodres ku rrafshoi fshatra te shumte e shkaktoi 37 viktima. Ai tronditi edhe Tiranen ku punoja ne ate kohe ne ATSH ne 7.20 te mengjesit ne nje dite plot diell. Isha me koleget ne zyre kur ndertesa po shkundej. Dikush desh te vraponte poshte; nuk e lash. Nderkohe u ndal lekundja.

Me shpejtesi u turra ne shtepi ku ishte Flutra me Oltin, djalin tone 4- vjecar (nje femije kishim atehere), e mberrita shpejt se puna e shtepia ishin afer. U qetesuam disi por panik kishte kudo…

Arritem te lidheshim me familjen time ne Shkoder, vendlindja ime. Atje ishte panik i vertete.

Meqe isha nga Shkodra u perfshiva ne grupin e ATSH qe shkuam ne Shkoder ku te nesermen do te inspektonin drejtuesit e qeverise te asaj kohe nder te cilet kryeministri Mehmet Shehu dhe Ramiz Alia.

U zgjata pak por doja te tregoja nje moment gjate rruges per ne Shkoder ku po shkonim ne mbremje me koleget e mi. Parakalonim vargje te gjata makinash ushtarake qe transportonin buke, ushqime baze, batanije, dysheke, cadra, e materiale te tjera te emergjences.

Te nesermen pame me syte tone cdo gje te ngritur, sic edhe dhimbjen e atyre qe kishin humbur te afermit.

Po ate mbremje te pakten banoret e zones ku banonte familja ime hyne ne shtepi. Kishte kaluar paniku.

Po keshtu ne Bahcallek banoret kerkuan qe shtepite tu ndertoheshin aty, e u be ashtu. Nuk po zgjatem: brenda 6 muajsh cdo gje u kthye ne normalitet. Me ka rastis qe edhe trupi diplomatik i asaj kohe ka shpreh admirim per nje perballje shqiptare me potencialin e saj e pozicionin vet- izolues me nje fatkeqesi te tille natyrore.

I hodha keto rradhe per nje te vertete jashte cdo ngarkese politike (se jemi bere mjeshtra ne kete menxyre) sepse, sipas mendimit tim, nuk perputhet me vleresime te ndokujt sipas te cilave kreu aktual i qeverise Edi Rama po kerkon qe ‘krizen e 2019 ta menaxhoje si ne kohen e 1979 në komunizem’.

Perballe cfare jemi deshmitare, qe eshte e frikshme dhe e dhimbeshme, uroj sa me shpejt kthim ne normalitet, kurse krahasimi me duket jashte realiteteve te dy koherave.

Nese vlen duhet te mesohet nga pervoja e mire e se kaluares si per shembull nga ajo e sizmologeve e inxhinjereve mjeshtra qe i kane vene vulen me studime qe ne 1985: jo ndertime ne keneten e Durresit dhe ndertesat ne qytet te perballojne termete deri ne 8 balle!

Kjo eshte menyra – fakte, kush aspiron realisht perballje te vertete me te shkuaren.

Share: