Home KRYESORE Gjykata pushon padinë e Agron Tufës ndaj Spartak Brahos

Gjykata pushon padinë e Agron Tufës ndaj Spartak Brahos

Gjykata ka vendosur të pushojë çështjen e Agron Tufës ndaj deputetit socialist Spartak Braho.

Në prill të këtij viti ish-Drejtori i Institutit të Studimeve për Krimet e Komunizmit pati një debat me deputetin Spartak Braho. Tufa ngriti padi  ndaj tij për “shpifje” dhe “fyerje”.

Megjithatë Gjykata vendosi ta pushojë cështjen për shkaqe procedurale pasi padia ka qenë e nënshkruar vetëm nga avokati dhe jo nga vetë Tufa. Në kushtet kur avokati nuk ka prokurë specifike për ta përfaqësuar si viktimë akuzuese është pushuar padia.

Në prill, Tufa u shpreh se nuk ishte përballur vetëm me shpifje, por edhe kërcënime. Ai i pati kërkuar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi që t’i tërhiqte vëmendjen deputetit Braho për akuzat që ky i fundit kishte hedhur në emër të Tufës, në sallën e Kuvendit. /Opinion.al

Share: