Home Gjeo-Ekonomia Jo më mjete të përdorura nën kategorinë Euro 4, nga 1 janari...

Jo më mjete të përdorura nën kategorinë Euro 4, nga 1 janari nuk do të regjistrohen më në Shqipëri

Nga 1 janari i 2020, në Shqipëri nuk do të regjistrohen për herë të parë autovetura të kategorisë së motorëve poshtë kategorisë së emetimit të gazrave Euro 4.

Udhëzimi i Ministrisë së Mjedisit dhe asaj të Infrastrukturës, i miratuar në mars, i jepte kohë qytetarëve që makinat e patarguara të regjistrohen deri në fund të vitit, thotë drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe.

“Pra edhe në rast se e kanë future makinat, në rast se e kanë importuar dhe makina ka paguar doganën dhe ka kryer detyrimet dhe është thjesht një object I paregjistruar do të humbi të drejtën për tu regjistruar. Nuk do të ketë më mundësi për tu regjistruar pas 1 Janarit 2020 nuk do të regjistrohen mjetet nënë euro 4 për kategorinë e autoveturave. Pra nga një makinë e vogël deri tek një makinë 8+1. Ky rregull nuk vlen për ATP dhe për mjetet e mëdhaja autobuzat dhe kamion të cilat kanë një kufizim tjetër i cili është vjetor 10 vjet për një kategori dhe 15 vjet moshë për kategorinë tjetëtr, vendimi i qeverisë nuk prekte këto kategori, pra flasim vetëm për kategorinë e autoveturave”, sqaron Gonxhe.

Për importin e autoveturave të përdorura është në fuqi kategoria e motorëve Euro 4, e cila është futur si standard në vitin 2005. Gonxhe thotë se një kategori më e lartë vërtet do të sillte në Shqipëri mjete me moshë më të re, por motorët e tyre do kishin shumë kilometra pasi tregu orientohet nga çmimi.

“Kërkesa dhe oferta është e tillë në shqipëri që njerëzit kërkojnë një tip makine të caktuar me një vlerë të caktuar dhe nuk mund ta ndalosh shitësin që të sjelli një makinë me 1000 km për të kapur atë vlerë që duhet të shiste. Kjo gjë na bënte që të kishim në treg makina 10 vjecare por në rrugë do na dilnin makina me nga 1 milion km dhe e pamundur që të administrohej nga pikpamja mjedisore këto makina ishin shumë herë më të rrezikshme dhe të dëmtuara si nëj minë me sahatë në dorën e blerësit pra ky qe një dëm për xhepin e qytetarëve ndaj propozuam të mos tradhëtonim kategorinë mjedisore euro 4 por ti përmbahemi asaj sepse ishte mosha dhe euro 4 dhe ne ju përmbajtëm euro 4 duke u bërë pjesë e komunitetiti të gjithë europës qoftë të BE dhe europës qëndrore që ëhstë 97% të gjithë politikës që ne kemi zbatuar. Shtete si Serbia janë me kufizim euro 3 pra kemi dal edhe mbi një treg që është edhe pak ëm I fuqishëm se shqipëria në forcën blerëse”, thotë Gonxhe.

Donald Jorgoni

Top Channel

Share: