Nga Genc Mlloja
Kenget e Krishtelindjeve nga Polonia u kenduan sonte ne mbremje ne Tirane ne nje koncert bamiresie organizuar nga Ambasada polake. Para shfaqjes Ambasadori Karol Bachura shprehu pikellimin per viktimat e termetit te 26 nentorit dhe solidaritet me te demtuarit nga kjo katastrofe natyrore. Ai permendi faktin se nje ekip specialistesh polake ishin ne zonat e goditura duke dhene ndihmesen e tyre.
Koncerti u pasua nga nje pritje tradicionale polake gjate te ciles pjesmarresit nder te cilet perfaqesues te trupit diplomatik e anetare te shoqates se miqesise shqiptaro-polake si dhe te ftuar te tjere paten rast te kontribuojne financiarisht per viktimat ne fshatin Mallkuc ku sherbejne prifterinje polake. Kontributet u mblodhen nga vullnetare te Caritas Albania.
Grupi polak i perbere nga mezosopranoja Joanna Dobrakowska, kengetarja e mirenjohur Joanna Sperska dhe pianisti Marcin Koziel, i cili jeton dhe punon ne Viene, interpretuan kenge Krishtelindjesh polake, te mirenjohuren boterisht ‘In night’s still silence’ si dhe ne shqip kengen ‘Nate me fat’.