Home Approccio Italo Albanese Konferenca: “Italia-Shqipëria, një portë e hapur në Ballkan”

Konferenca: “Italia-Shqipëria, një portë e hapur në Ballkan”

Nesër, në orën 9:30, në sallën “Jeronim de Rada” në Hotel Plaza zhvillohet konferenca “Italia- Shqipëria, një portë e hapur në Ballkan”.

Të pranishëm në këtë konferencë do të jenë Ministri i Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko, ambasadori italian në Shqipëri, z. Alberto Cutillo, drejtori i përgjithshëm i universitetit “eCampus”, z. Alfonso Lovito si dhe znj. Bruna Giardina, rektore e universitetit katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.

Konferenca synon të adresojë problematikat dhe arritjet e Diasporës shqiptare, me fokus të veçantë komunitetin shqiptar në Itali si dhe mbështetjen e shtetit italian në këto vite për zhvillimin e arsimit në Shqipëri.

Kjo konferencë është organizuar nga Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, Dhoma e Biznesit të Diasporës në bashkëpunim me “eCampus”, Ambasadën Italiane në Shqipëri, nën kujdesin e veçantë të Ministrit të Shtetit për Diasporën.

Share: