Home KRYESORE Konfirmohet vizita e Vuçiç në Shqipëri

Konfirmohet vizita e Vuçiç në Shqipëri

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të vizitojë Shqipërinë më 20 dhjetor.

Presidenca serbe njofton se kreu i shtetit do të zhvillojë një vizitë dyditore në Shqipëri ku do të takohet në Tiranë me liderë të tjerë të vendeve të Ballkanit perëndimor.

Konfirmimi i kësaj vizite vjen pasi katër partitë kryesore në Kosovë i kërkuan kryeministrit shqiptar Rama të anulojë samitin e radhës të parashikuar për të shtunën në Durrës, të quajtur ndryshe si minishengeni ballkanik.

Sipas partive kryesore në Kosovë arsyeja e kësaj kërkese është mohimi i masakrave të kryera nga ana e Serbisë gjatë luftës së Kosovës./Opinion.al

Share: