Home KRYESORE “Kosova është zemra e Shqipërisë”, Vuçiç pritet me protesta në Tiranë, qindra...

“Kosova është zemra e Shqipërisë”, Vuçiç pritet me protesta në Tiranë, qindra policë rrethojnë zonën

Një protestë është duke u zhvilluar paraditen e sotme në Tiranë, ku dhjetra aktivistë kundërshtojnë takimin e Minishengenit mes Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiçit.

Situata është tensionuar kur pranë Hotel Rogner ka mbërritur makina e Vuçiçit, ndërsa thirrjet e aktivistëve kanë qenë “turp, turp”, “Kosova është zemra e Shqipërisë”.

Mes aktivistëve që kanë organizuar protestën e sotme janë akademiku Apollon Baçe, Sazan Guri dhe Aulon Kalaja, të cilët më herët kanë ndërmarrë dhe një tur kundër Minishengenit në disa qytete të Shqipërisë, nën moton ‘’për shqiptarët dielli lind në perëndim”.

Sipas qytetarëve që ishin në protestë Aleksandër Vuçiç duhet të ishte sot në burg, për shkak të krimeve që ka kryer në kohën e regjimit të Millosheviçit, ku ka qenë ministër i propagandës.

Share: