Home KRYESORE Krijohet ministria e Rindërtimit, shtyhet gjendja e fatkeqësisë natyrore

Krijohet ministria e Rindërtimit, shtyhet gjendja e fatkeqësisë natyrore

Kuvendi ka miratuar me 95 vota pro, 4 kundër, dhe 1 abstenim  ngritjen e ministrisë së Rindërtimit.

Gjithashtu me 2 vota më shumë (97) është miratuar edhe Arben Ahmetaj si Ministër i Rindërtimit.

Ministria e Rindërtimit do koordinojë punën për vënien në punë të Programit të Rindërtimit për të bërë të mundur rimëkëmbjen e banesave që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.

Me 92 vota pro u miratuar gjithashtu zgjatja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri në fund të muajit Mars, pas kërkesë së kryeministrit Edi Rama. /Opinion.al

Share: