Home KRYESORE Kthesë e fortë në negociatat për qeverinë e re të Kosovës

Kthesë e fortë në negociatat për qeverinë e re të Kosovës

Deputetja e zgjedhur e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka dalë kategorikisht kundër kërkesave të LDK-së që u miratuan në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj të fundit. Ishte Kryetari i LDK-së Isa Mustafa që kërkoi që pjesë e marrëveshjes me VV-në të jenë të gjitha postet shtetërore. Por Haxhiu e Vetëvendosjes del kundër këtij qëndrimi.

“Mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm e përdorën për ta betonuar apetitin e tyre. Përveç që i duan zv.KM e parë, 5 ministri dhe gjysmën e programit, LDK e don edhe kryeparlamentarin edhe presidentin. Pra, e duan gjysmën e qeverisë dhe gjithçka tjetër! Jo falemnderit” – shkruan Haxhiu.

LDK dhe VV janë në bisedime për krijimin e një koalicioni qeverisës që prej mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë. Vetëvendosje përafroi programin qeverisës me LDK-në, por problemet dolën kur filluan për ndarjet e posteve. LDK kërkoi që ta ketë ajo propozimin për postin e presidentit më 2021, ndërsa Vetëvendosje nuk e ka pranuar duke kërkuar që marrëveshja për propozim të jetë konsensuale.
6

Share: