Home KRYESORE “Kur më vdiq babai, hoqa vëthin dhe mjekrën”, Rama tregon si e...

“Kur më vdiq babai, hoqa vëthin dhe mjekrën”, Rama tregon si e përjetoi dhimbjen nga Parisi: Prita s’di sa orë avionin, ditën e varrimit u bëra ministër

Kryeministri Edi Rama ishte sot në familjen e Fatmir Gjanës në Durrës, që humbi bashkëshorten, Xhuljetën, nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit.

Fatmir Gjana tregoi momentet e tmerrit, kur ra tërmeti, se si bashkëshortja kishte vrapuar për të dalë jashtë, ndërsa ai ishte bllokuar te dera e dhomës, ku për fat të mirë u nxor i gjallë nga rrënojat pas 24 orësh, ndërsa gruaja e tij nuk ja doli dot.

Këtu, Rama ndërhyri për të thënë se kur bie tërmet, nuk duhet të dalësh kurrë jashtë, pasi rrezikon më keq. Ai rikujtoi një tërmet të fortë, që ka rënë kur ai ka qenë i vogël, sesi babai i tij, Kristaq Rama, i kishte shpëtuar së bashku me të vëllanë, Olsin, duke i mbajtur te dera.

Më tej, Rama tregoi se ka pas marrëdhënie shumë të afërt me babanë e tij, ndërsa tha se kur ka marrë vesh lajmin për vdekjen e tij nga Parisi, ka hequr edhe vëthin.

Biseda:
Rama: Nuk duhet të dalësh jashtë, kur bie tërmet. Ishim të vegjël kur ra një tërmet. Më kujtohet, Kristaqi i shkret më kapi mua dhe Olsin te dera.
Gjana: Ky ishte shumë i fortë dhe u këputën katet e para. Katër kate ranë si me rënë një kuti.
Rama i drejtohet djalit të Fatmirit: Më hoqe mallin e vëthit tim. Kam pas vëth edhe unë, e hoqa kur më vdiq babai, isha në Paris, dhe kishim shumë marrëdhënie të afërt, por unë do nisesha të nesërmen se nuk kishte avion, dhe kam ndenjur nga stresi nuk e di se sa orë, kam hequr mjekrën pa shkumë fare, hoqa vëthin dhe u bëra si njeri normal, se më parë quhesha jo normal, dhe erdha për varrimin. Pastaj, ditën e varrimit u bëra ministër, ishte koiçidencë.
Gjana: Dje shkova në punë, më shikonin.
Rama: Duhet të bëhesh i fortë se ke fëmijë. Edhe djali do i bëjë së shpejti, sapo të zgjedhë, kur të zgjedhë, se mesa shoh ka shumë e s’di kë të zgjedhë.

(d.ç./BalkanWeb)

Share: