Home KRYESORE Kuvendi miraton ish-shefin e protokollit të Ramës në krye të AKEP

Kuvendi miraton ish-shefin e protokollit të Ramës në krye të AKEP

Shefi i Protokollit të Kryeministrit Rama është miratuar sot nga Kuvendi si drejtuesi i ri i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).

Në seancën e sotme parlamentare, 80 deputetë votuan pro emërimit të Tomi Frashërit, 9 kundër dhe 8 abstenuan.

Ai e merr postin e drejtuesit të AKEP, pas dorëheqjes për motive personale të ish-drejtorit, Ilir Zela.

“Me paqen e njeriut që i ka shërbyer publikut me përkushtim shembullor, në këtë detyrë apo në angazhime publike të mëhershme, pa lejuar në asnjë moment që interesat publike të nëpërkëmben nga presioni i pandërprerë i interesave monopoliste, ju njoftoj dorëheqjen time nga detyra e Kryetarit të Këshillit Drejtues të AKEP.”-thuhej në letrën e Zelës. /Opinion.al

Share: