Home KRYESORE ME VIDEO: Rama dështon si aktor? Inskenimin para Fugës ia nxjerr blof...

ME VIDEO: Rama dështon si aktor? Inskenimin para Fugës ia nxjerr blof Iphone-i, pse u shtir sikur po fliste në telefon

Kryeministri Edi Rama flet me telefonin në vesh dhe për asnjë sekondë ai nuk fiket, ndryshe nga ç’ndodh me të gjithë përdoruesit e tij në të gjithë globin.

5 Dhjetor, 2019 12:33 Përditësuar: 13:12

TIRANË– Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama ishte në Itali, ku edhe doli në emisionin “Porta a Porta”, të drejtuar nga gazetari italian Bruno Vespa. Dosja.al, i kushtoi një vëmendje të veçantë, skenës rastësore që na u shfaq dje nga Facebook-u i kryeministrit…

Një personazh misterioz, që ende nuk dihet kush ishte, filmon gjatë gjithë kohës kryeministrin dhe Drejtorin e tij të Komunikimit, Endri Fuga, teksa flasin me njëri-tjetrin për fondet që do të mblidhen për tërmetin e 26 nëntorit 2019.

Skena është e thjeshtë: Kryeministri Rama është jashtë një lokali (modest), dhe ‘paparaci’ që kishte në tavolinë kishte nisur t’a filmonte që kur ndodhej jashtë. Për 3 sekonda, ai hyn brenda me telefonin në vesh dhe thotë “thanks, thanks”. Më pas ulet, heq telefonin nga veshi, dhe njofton Fugën se BE ka dhënë 15 milionë euro. Ky ia kthen “super”. Ndërkohë që i panjohuri në tavolinë vijon të filmojë…

Por, teksa shihnim videon, një ishte detaji që na ra në sy, teksa kryeministri Rama fliste në telefon (të cilin e mbante pranë veshit). Rama flet me telefonine tij Iphone, dhe për asnjë sekondë ekrani nuk fiket, ndryshe nga ç’ndodh me të gjithë përdoruesit e tij në të gjithë globin.

Por sipas rregullave të iPhone, në momentin kur përdoruesi merr një telefonatë sensori i vendosur në të e ndjen afërsinë dhe ekranit bëhet automatikisht i zi në mënyrë që të mos shtypet padashje asnjë tast apo komandë që mund të ndërhyjë në telefonatë.  

Shpjegimi nga Apple

Ky është një sqarim zyrtar nga APPLE mbi rregullat e funksiononimit… që na lë goxha shije të hidhur. 

A foli vërtet në telefon Rama? Nëse jo, pse u detyrua të inskenojë një skenë të tillë?

Kush është personazhi që filmon gjatë gjithë kohës kreun e qeverisë, dhe ky i fundit sillet sikur nuk kupton asgjë, e më pas e shpërndan vetë në Facebook-un  e tij?

(k.m;f,g/dosja.al)

Share: