Home KRYESORE Mrekulli, Zemra nisi t’i rrahë sërish pas 6 orësh, historia që la...

Mrekulli, Zemra nisi t’i rrahë sërish pas 6 orësh, historia që la pa fjalë mjekët!

Edhe pse duket e pabesueshme një mësuese britanike i ka mbijetuar një arresti kardiak që zgjati për më shumë se gjashtë orë.

Audrey Mash së bashku me bashkëshortin e saj kishte shkuar për alpinizëm në vargmalet e Gironas në Spanjë, por krejt papritur, në mes të dëborës dhe të ftohtit 34-vjeçarja kaloi arrest kardiak. Zemra e Mash kishte ndaluar së rrahuri, pasi kishte pësuar hipotermi dhe temperatura e trupit të saj ishte ulur në 18 gradë Celsius.

Në momentin që mbërriti në spital ajo nuk kishte shenja jete, pasi veshka dhe mushkëritë nuk punonin. Mjekët treguan se një makinë e posaçme, që bën punën e zemrës dhe mushkërive i rritën temperaturën në 30 gradë celsius dhe pastaj u përdor defibrilatori. Pas 6 orësh ndodhi mrekullia dhe zemra e saj nisi të rrihte sërisht.

Pavarsisht gjatësisë së atakut kardiak, Audrey nuk pësoi asnjë dëm në tru, çka surprizoi mjekët edhe më shumë. Ngjarja u publikua zyrtarisht nga spitali Vall d’Hebron në Barcelonë gjatë një konference për shtyp.

“Ky rast është i jashtëzakonshëm në rang botëror. Është arresti kardiak më i gjatë i regjistruar ndonjëherë”, tha doktori Eduard Argudo./Opinion.al

Share: