Home KRYESORE Ndryshon ligji i fiskalizimit, kasat fiskale do të vazhdojnë të jenë në...

Ndryshon ligji i fiskalizimit, kasat fiskale do të vazhdojnë të jenë në punë

Nga Fast News

Ligji i fiskalizimit u miratua një ditë më parë në seancën maratonë në parlament, me ndryshimet e propozuara nga Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave. Drafti pasqyron vërejtjet dhe sugjerimet e bëra nga biznesi dhe nga kompanitë e kasave fiskale. Deputetët në Kuvend kanë dakortësuar që kasat fiskale do të vijojnë të jenë në punë edhe me sistemin e ri të fiskalizimit, një propozim ky edhe i komunitetit të biznesit.

Ky rregullim ligjor është saktësuar në nenin 1 dhe në nenin 18 “Pajisjet fiskale dhe zgjidhjet softëare-ike për zbatimin e procedurës së fiskalizimit”.

Më saktësisht, pika 2 e nenit 1 saktëson se “dispozitat e këtij ligji garantojnë vijimësinë e funksionimit të pajisjeve fiskale përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji”.

Më e detajuar, zbardhja bëhet në nenin 18, ku jepen edhe specifikime për bashkërendimin e sistemit aktual të deklarimit të xhiros së biznesit nëpërmjet kasave me sistemin e ri të fiskalizimit nëpërmjet aplikacionit online.

“Pavarësisht përcaktimeve të pikës 1 të këtij neni, të gjithë tatimpaguesit që janë pajisur dhe kanë instaluar pajisjet fiskale përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, vazhdojnë përdorimin e tyre edhe me sistemin e ri të fiskalizimit sipas këtij ligji”, theksohet në pikët 2 të nenit 18.

“Bashkëjetesa” mes sistemit të kasave fiskale dhe sistemit të ri të fiskalizimit do të mundësojë që të ruhet memorja fiskale. E thënë ndryshe, çdo transaksioni që kryhet e që vetëm me sistemin e ri, pa kasat fiskale nuk do të ishte i mundur.

“Sistemi i fiskalizimit detyrimisht mundëson ruajtjen e çdo transaksioni të kryer përmes këtyre pajisjeve fiskale, në memorje. Për të mundësuar ndërshfaqjen e të dhënave, për pajisjet fiskale ekzistuese, mund të përdoret një infrastrukturë e ndërmjetme (server i ndrëmjetëm), e cila zhvillohet nga prodhuesit dhe mirëmbajtësit e softëare-ike, që duke siguruar që shkëmbimi i të dhënave të këtij serveri me sistemin e fiskalizimit bëhet në kohë reale dhe të dhënat shkëmbehen me autentifikim të sigurtë, që sigurohet nga çertifikata elektronike e marrë nga tatimpaguesit pranë AKSHI-t”, theksohet më tej në pikën 2 të nenit 18.

Sipas afateve të reja të përcaktuara nga deputetët e Komisionit parlamentar të Ekonomisë, sistemi i ri i fiskalizimit do të hyjë në fuqi fillimisht për bizneset e mëdha nga 1 shtatori I vitit të ardhshëm dhe për bizneset e vogla, nga 1 janari 2021.

Share: