Nga Emin Azemi
Mire eshte me mendu me gjete ndonje figure unifikurse nga diaspora qe kish mujt me qene nje kandidat potencial per President te Republikes se Kosoves.
Vogelsia ime njeh disa Figura te tilla, por edhe te tjeret njohin. Une besoj ne korrektesine e njerezve te mire per te ofruar propozime.
Kriteret per ti perzgjedhur keto figura mund te jene te shumta, por domodoshmerisht do te duhet te perfshijne keto karakteristika:
- Kandidati duhet te jete mbipartiak, ose te mos jete anetar i ndonje partie politike
- Te jete profesionist dalluar i fushes qe i perket
- Mundesisht te kete te kaluar te ndritshme familjare dhe individuale
- Te mos kete precedente penale ne shtetin ku jeton
- Te gezoj respektin e njerezve ne vendin ku banon e punon
- Te kete moshen dhe shendetin e duhur per te ushtruar funksionin e Presidentit
- Te kete gjendje stabile financiare
- Te jete i/e martuar
- Perparesi kane kandidatët me prejardhje nga Kosova
Perzgjedhja do te mund te behej permes nje ankete nga ndonje institucion me relevance objektive, mundesisht nderkombetar, ku edhe do te publikihej emri i atij/assj qe do te merrte me se shumti mbeshtetje nga njerezit brenda dhe jashte atdheut.
Krejt kjo per ti ikur nje debati shume te panevojshem dhe kontraproduktiv qe aktualisht po zhvillohet rreth zgjedhjes se Presidentit te ardhshem te Kosoves, debat ky i cili po i zhvendos totalisht energjite politike ne drejtim te gabuar.
e.a