Home KRYESORE Paketa “anti-shpifje”, Kryemadhi: Jam krah gazetarëve, do kemi një AMA…

Paketa “anti-shpifje”, Kryemadhi: Jam krah gazetarëve, do kemi një AMA…

Kryetarja e LSI, Minuka Kryemadhi e pranishme në tryezën për lirinë e medias, ka shprehur qëndrimin e saj kundër paktesh “anti-shpifje” cila pritet të kalojë për miratim në parlament në seancën plenare të së enjtes.

Kryemadhi u shpreh në fjalën e saj se me ligj do të kemi një AMA si një hetuesi dhe një AKEP si xhelat. Kryetarja e LSi ka theksur se është krah gazetarëve dhe se është kundër pronareve që, sipas saj, përmes gazetarëve bëjnë qoka nëpërmjet ERTV.

“Ne si opozite kemi marre nje vendim largimin nga parlamenti, vetem nje veprim i tille i opozites do te shfaqje figuren e vertete te nje artisti qe ne thelb ka censuren. Do te kemi nje AMA si nje hetuesi dhe nje AKEP si xhelat. Strategjia e shpopullimit eshte e Rames ku po iken klasa e mesme, biznesi, gazetaret, opinionistet sepse kane sigurine e shendetesise per femijet etj, e me pas do te sjelle censuren. Jemi ne krah te gazetareve, jam kunder pronareve qe nepermjet gazetareve te bejne qoka nepermejt ERTV. Te mbyllesh gojen e gazetareve eshte shkelje e te drejtave te njeriut. Duhet solidaritet me njeri-tjetrin. Kemi te njejten situate si 1945 ku nisen spastrimin e intelektualeve. Shqiperia pritet te marre presidencen e OSBE dhe kryeministri ecen me mashtrim dhe propagande,”-tha Kryemadhi./ Opinion.al

Share: