Rreth një muaj nga tërmeti i datës 26 Nëntor pasojat në qytetin e Durrësit, në ekonomi, si dhe në shoqërinë shqiptare janë ende prezente.
Durrësi një qytet i mbështetur gjërësisht në sektorin turistik kontribon në 10% PBB, duke u renditur në ekonominë e tretë më të madhe në vend, por dëmi që pritet ti bëhet turizmit është më i gjërë sesa vetëm zona e Golem-Durrësit.
Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike në vijim te kontributit të saj për familjet dhe bizneset e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore, i është drejtuar me një letër zyrtare Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministrisë së Shteti për Rindërtimin me propozimet e mëposhtëme për rimëkëmbjen ekonomike të zonave të prekura të cilat mbështeten fuqimisht në sektorin e turizmit:
· Çertifikim sizmik ndërkombëtar i mbështetur nga shteti, për hotelet dhe apartamentet pritëse dhe promovimin e këtij proçesi në mediat vendase dhe të huaja.
· Të përfundojë sa më shpejtë proçesi i standartizimit të hoteleve dhe apartamenteve pritëse.
· Pjesëmarrje më e zgjeruar në Panaire Ndërkombëtare dhe organizimin e promo tour-eve me gazetarë të mediave të huaja.
· Lehtësi fiskale për vitin 2020 për hotelet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit.
Jemi të bindur se marrja në konsideratë e propozimeve tona do të kenë një ndikim të drejtëpërdrejtë në aktivitetin ekonomik në zonat e prekura do te rikthente normalitetin ne jetën e përditëshme si dhe do të garantonte ecurinë pozitive të sektorit te turizmit përgjatë vitit 2020.
Nga ATOA