Home KRYESORE Rama-kryebashkiakut të Kamzës: Nesër gropa e mbyllur Rakip, e di ti…

Rama-kryebashkiakut të Kamzës: Nesër gropa e mbyllur Rakip, e di ti…

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama shoqëroi në ditën e parë të shkollës Aurelin dhe Alesion, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Por, teksa po shkonte në shkollën “Ahmet Zogu” në Kamëz, kryeministrit i tërhoqi vëmendjen një gropë në rrugën përpara oborrit të shkollës.

Me kryeministrin Rama, ndodhej dhe kreu i Bashkisë së Kamzës, ndaj të cilit kryeministri kërkoi të rregullonte sa më parë gropën.

Edi Rama: O Rakip rregulloe këtë gropën.

Rakip Suli: Patjetër.

Edi Rama: Ore patjetër rregulloje, te dera e shkollës me gropa?

Rakip Suli: Ka lënë shumë gropa ai.

Edi Rama: E di të ka lënë shumë gropa, po iku ai.

Rakip Suli: Kur lë shumë gropa e do pak kohën e vet. Siç e gjete dhe ti para disa vitesh.

Në ikje, Rama u interesua edhe për gjendjen e shkollës pas tërmetit.

Edi Rama: Në themele nuk pati gjë?

Drejtori: Jo.

Edi Rama: Vetëm atë gropën atje Rakip.

Rakip Suli: Patjetër po ka lënë shumë gropa ai.

Edi Rama: Lëre shumë gropa, nesër gropa e mbyllur Rakip. E di ti! /Opinion.al

Share: