Home KRYESORE Rindizet konflikti Rama-Haradinaj: Ramushi është një gënjeshtar!

Rindizet konflikti Rama-Haradinaj: Ramushi është një gënjeshtar!

Pas fjalës së tij në konferencën e përbashkët, gjatë samitit në Tiranë të “Mini-Shengenit” ballkanik, kryeministrit Edi Rama duket se “nuk i doli e keqja” me refuzimin që bëri Prishtina zyrtare.

Pas samitit ai u ndal gjatë për mediat, duke theksuar se Kosova me refuzimin që po bën po hyn në një rrugë qorre, ndërsa tha se “liderët kosovarë ka ngrënë e pirë me palën serbe në tryezat e BE dhe SHBA”.

Jeni gabim vëllezër, jeni shumë gabim. Kosova nuk ka nevojë për një garë të brendshme se kush izolohet më shumë, apo kush shpik më shumë formula zhvillimi ekonomik që nuk qëndrojnë as në qiell as në tokë. Kosova duhet të qëndrojë afër Shqipërisë dhe miqve, që janë SHBA dhe BE, dhe të mos kthejë vizion e së ardhmes në një luftë politike të ditës. Kush fitoi nga tarifa 100%? Kush fitoi?”, tha Rama.

Gazetarët e pyetën kryeministrin mbi deklaratat e Ramush Haradinaj nga Prishtina, i cili tha se “Mini-Shengeni” po bëhet për të hequr taksën e Kosovës, të vendosur ndaj mallrave serbe. (LEXO LAJMIN E PLOTÊ KÊTU)

Rama e etiketoi kryeministrin në detyrë të Kosovës, si gënjeshtar. “Haradinaj është një gënjeshtar dhe vazhdon të gënjejë. Nuk e di nëse e bën nga padija, por është gënjeshtar”, tha Rama. / Opinion.al

Share: