Home KRYESORE Shamitë turke-arabe nuk ishin dhe nuk janë pjesë e kulturës dhe e...

Shamitë turke-arabe nuk ishin dhe nuk janë pjesë e kulturës dhe e veshjes shqiptare

Nga Xhevat Bislimi

Lexova diku një reagim të “Shamisë” së Hashimit për punën e shamisë turke-arabe, të cilën kjo “Shami” e Hashimit e quan hiç më pak se “pjesë të kulturës së popullit shqiptar”! Duket që kjo farë “Shamie” akoma mendon e beson së mund t’i shes popullit shqiptar dushk për gogla!

Nuk kam asgjë kundër në përcaktimet e njerëzve për t’u veshur siç duan (kuptohet duke respektuar moralin publik…) apo për t’u deklaruar siç duan. Dikush prej shqiptarëve thotë jam “turk”, dikush “arab”, dikush italian, grek, gjerman, francez… Dikush më plis të bardhë, dikush më kaçkët, dikush kryeshtruar… Dikush më “farmerka”, dikush më pantallona allafrënga… Dikush më fustan, dikush me dimi, dikush me pantallona… Dikush më shall, dikush me shami, dikush me flokë allafrënga… Dikush prej shqiptarëve falët e lutët në gjuhën shqipe, dikush në gjuhën arabe, greke, maqedonase…

“Problemi” lind kur dikush përpiqet dhe angazhohet që përcaktimin e tij (të organizatës…) kombëtar, kulturor, fetar, ideologjik, mënyrën e jetesës… t’ua imponojë të tjerëve-shoqërisë. E, jo. Nuk mundet “Shamia” e Hashimit me ia shit popullit shqiptar shaminë e saj arabe për shami shqiptare! Përpjekjet për ta imponuar edhe në shkollë në emër të lirive dhe të drejtave të njeriut e vërtetojnë me së miri angazhimin e tyre kundër lirive dhe të drejtave të njeriut!

Sipas këtij kuti, në emër të lirive dhe të drejtave të njeriut, njerëzit mund t’i kthejnë xhamitë në vende ku pihet alkooli, ku këndohet e vallëzohet. Shkollat nuk mund të bëhen xhami, as kisha. Tjetër mision ka shkolla, tjetër kafeneja, tjetër xhamia, kisha, shtëpia, zyra e shtetit…

Atë që nuk mundën ta bënin ndër shekuj pushtuesit e huaj nuk do të mundet ta bëjë as “Shamia” e Hashimit, as “mjekra” e tij dhe as të gjithë bashkë. Shamitë që mbajnë sot disa vajza apo gra në Kosovë dhe në mbarë Shqipërinë janë ose arabe, ose turke. Varësisht prej asaj se kush e ka “porositur”, ose kush ia lanë paratë. Njësoj edhe me mjekrat…

Gruaja ilire-shqiptare ndër shekuj ka mbajtur shamitë dhe veshjet më të bukura që njihen në botë. Xhubleta ilire-shqiptare, që ruhet edhe sot, është të paktën katërmijë vite e vjetër. Pra, veshja shqiptare, edhe shamia e gruas shqiptare është me vlera të rralla kulturore dhe artistike, nuk është si këto shamitë turke-arabe që dikush i mban për ta mbjellë dhe përhapur “kulturën” arabe-turke ndër shqiptarët…

Kot e keni! Po të ishte aq e lehtë nuk do të mbijetonte xhubleta dhe veshja shqiptarë për mijëra vite. Pra, nëse dikush ha bar për paratë që merr, populli shqiptar nuk ka hëngër dhe nuk han bar…/telegraf.com

Share: