Ditën e sotme është shembur godina numër 15 në “Qytet Studenti”. Në godinë jetonin më shumë se 30 familje. Objekti ishte vlerësuar i pabanueshëm pas tërmetit të 26 nëntorit.
180 banorët që u nxorën nga objekti ndërtesa, janë strehuar në qendrat sociale ose kanë marrë bonus qiraje. Godina u shemb me fadromë dhe jo me tritol për shkak se zona është e populluar.
Ndërkohë pritet të shembet edhe godina numër 18 nga IKMT në “Qytet Studenti”. Në godina jetojnë familjarë dhe jo studentë./ Opinion.al