Nga Zef Preci
Tashme po behet e qarte se qeveria shqiptare, nen presionin oligarkeve, por edhe ne kushtet e performances se dobet fiskale, po rreshqet drejt nje zgjidhjeje shume te debatueshme te problemit te strehimit te familjeve te mbetura pa strehe nga termeti i 26 Nentorit 2019. E kam fjalen per deklarimin e Kryeministrit Rama se “qeveria do te bleje stoqet e apartamenteve te pashitura te ndertuesve…me cmimet e tregut”.
Duke besuar se ne ekonomine e tregut roli i qeverise eshte, nder te tjera, te krijoje kushte per liri ekonomike, per funksionimin e kerkese-ofertes, po argumentoj ne vijim se perse kjo rruge eshte e gabuar qe ne nisje.
Se pari, pranohet gjeresisht se ne tregun vendas ka nje numer te madh apartamentesh te lira. Sipas censusit te 2011, nje ne cdo tre familje ka nje shtepi te dyte. Kam bindjen se mbas largimit te rreth 500 mije shqiptareve jashte vendit prej asaj kohe ky numer eshte rritur, pa folur per ndertimet e reja te kesaj periudhe duke perfshire edhe ato me parate e droges, etj.
Se dyti, per shkak te krizes ekonomike, te rritjes shume te ngadalshme dhe te paperfillshme te pagave te punes, por edhe te tatimeve dhe taksave mbi pasurite e patundshme, cmimet e banesave jane rritur dhe tregu absorbon nje numer te kufizuar syresh. Kjo do te thote se eshte krijuar nje stok ne rritje apartamentesh ne Tirane dhe kryesisht ne ultesiren Perendimore te vendit qe jane jashte qarkullimit ekonomik. Keto njihen ndryshe edhe si “kapitale te fjetura” dhe megjithe perpjekjet e dekades se fundit, qeverite shqiptare kane deshtuar ne mobilizimin e ketyre kapitaleve. Kuptohet se deshtimin me te madh e perfaqeson procesi i legalizimit qe rezultoi, sipas mendimit tim, nje proces teresisht politik dhe elektoral dhe qe solli probleme serioze edhe ne cilesine e ndertimeve. Kete e provoi edhe termeti i fundit.
Se treti, edhe pse plotesojne kushtet per banim (ndertuesit pronare jane pajisur me lejet perkatese te shfrytezimit) apartamentet stok qendrojne te perjashtuara nga taksat sepse ato aplikohen vetem mbasi prona eshte transferuar te bleresi i tyre dhe jo kur gjendet ne pronesi te ndertuesit. Vlen te theksohet se shumica e firmave ndertuese kane probleme financiare (jane debitore) ne tatime-taksa edhe pse zoterojne potenciale te rendesishme ekonomike ne forme asetesh, dmth apartamente dhe siperfaqe biznesi te pashitura. Burimeve jozyrtare flasin per rreth 800 milione Euro qe bizneset ju detyrohen tatimeve, nje pjese e mire e te ketij detyrimi eshte krijuar nga firmat e ndertimit…
Ne keto kushte, vjen edhe propozimi i qeverise, qe ngjan si nje “gome shpetimi “ per ndertuesit e falimentuar apo ne fallimentim e siper, edhe pse ne pamje te pare shfaqet si zgjidhje shpejte e problemit te strehimit te familjeve te mbetura pa strehe nga termeti i fundit.
Ne kushtet e gjendjes se emergjences dhe kur qeveria aktuale eshte treguar repressive me qytetaret edhe per faturat e papaguara te energjise elektrike, ku tolerim i ndertuesve ne kohe krize e komprometon dukshem propaganden qeveritare per zbatim te barabarte te ligjit dhe provon fuqine ndikuese te oligarkise mbi vete qeverine.
Per mendimin tim, jane te gjitha kushtet qe qeveria te procedoje per nxjerrjen forcerisht te te detyrimeve te prapembetura nga firmat e ndertimit qe zoterojne asete te lejueshme per shfrytezim (apartamente dhe siperfaqe biznesi) duke perdorur si reference vleresimi cmimet e llogaritura nga Enti Kombetar i Banesave ne vitin perkates te ndertimit. Kuptohet se forca ne kete rast (sekuestrimi) do te aplikohej mbasi te ishte konsumuar rruga e dorezimit vullnetar te aseteve prej ketyre firmave. Ne kete rast, kembimi i detyrimeve te prapambetura tatimore ne siperfaqe banimi apo biznesi mund dhe duhet te shoqerohet me ndonje lehtesi tjeter sic mund te jete perjashtimi nga taksa te caktuara i siperfaqeve qe kembehen, etj. Themelore mbetet qe si rezultat I kesaj politike, firmat te clirohen nga penalitetet, gjobat e kamate-vonesat, etj., per te vazhduar normalisht aktivitetin e tyre, ndersa shteti te krijoje nje fond banesash per t’i perdore per zbutjen e efekteve te termetit. I gjithe ku proces eshte vetem dokumentar dhe nuk obligon palet per te levizur vlera monetare. Kjo eshte sipas meje zgjidhja per firmat ndertuese problematike ne drejtim te Tatime-taksave.
Per firmat e tjera qe disponojne asete te lira – apartamente stok te pashitura mendoj se nevojitet te behen tenderà te hapur dmth gara ku keto firma te konkurrojne midis tyre per cmimin me te ulet duke filluar tenderin me cmim reference cmimin e percaktuar nga Enti Kombetar I Banesave per vitin e shkuar. Per te akseleruar tregun e pasurive te patundshme, mendoj se mbi te gjitha apartamentet e ndertuara dhe te pajisura me leje shfrytezimi duhet te aplikohet menjehere taksa si per gjithe pasurite e patundshme. Ne rastin konkret si bartes te kesaj takse jane ndertuesit pronare te tyre. Perjashtimi I deri sotem nuk gjen justifikim pervecse ne ndikimin qe oligarket kane mbi qeverine dhe Kuvendin dhe perfaqeson nje deformim te tregut dhe favore ndaj tyre. Kuptohet se tenderi per blerjen si me siper mund dhe duhet te zhvillohet vetem mbasi te kete perfunduar vleresimi i pasojave te termetit te 26 Nentorit 2019 dhe vetem per popullsine e qyteteve.
Se fundi, personalisht jam skeptik se problemi i strehimit te familjeve te prekura nga termeti i fundit mund te zgjidhet nepermjet krijimit te qendrave te reja te banuara, pavaresisht emrave te medhenj qe mund te perdoren per emertimin e tyre… Historia e rreth 70 qyteteve apo qendrave te banuara te krijuar gjate regjimit komunist eshte nje histori e trishte e getoizimit qe nuk duhet perseritet me. Madje kjo nuk duhet lejuar te ndodhe edhe sikur qendrat e reja te banimi te ishin falas, dmth te financoheshin teresisht nga burimeve te huaja, nga donacionet Perendimore, nga Turqia e vendet arabe, etj. Ne fund te fundit, ne ekonomine e tregut eshte individi, qytetari qe mund dhe duhet te vendose per fatin e vet. E ne te gjithe duhet ta respektojme kete parim baze te sistemit ekonomik e shoqeror te cilin e kemi perqafuar tri dekada me pare.