Home KRYESORE Tërmeti/ Rama në Londër: Evropa do të mbështesë shqiptarët

Tërmeti/ Rama në Londër: Evropa do të mbështesë shqiptarët

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në Samitin e NATO-së, i cili u mbajt në Londër.

Në një deklaratë për mediat, Rama u shpreh nga Londra e gjithë Evropa është e bashkuar të mbështesë shqiptarët pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Rama theksoi gjithashtu se “Po bëjmë një punë shumë intensive, kemi marrë shumë ndihma.” Kryeministri tha se në lidhje me situatën në Shqipërisë ka folur dhe me disa prej liderëve të fuqive botërore, si Donald Trump i SHBA, Angela Merkel e Gjermanisë apo dhe Emanuel Macron i Francës.

“U ndjeva i inkurajuar nga fakti që të gjithë ishin në dijeni dhe të interesuar të dinin më shumë. Kemi diskutuam, kam bërë bisedë të gjatë me presidentin e Francës, Kancelaren, kryeministrin e Holandës, kryeministri i Danimarkës ka qenë shumë i interesuar, kryeministri Conte pa diskutim, por edhe kryeministri i Kanadasë. Kemi folur dhe me presidentin Trump dhe Erdogan. Qëllimi është për të zhvilluar një konferencë të madhe donatorësh, kjo më është kërkuar. Fokusi ka qenë për këtë temë, por ka pas edhe mbi ecurinë e integrimit në BE, si mund të shkojë procesi mbi dokumentin e paraqitur nga Franca. Por, unë kam qenë shumë i fokusuar te tërmeti, pasi kjo është më e rëndësishme sot. Është një moment për të kuptuar qartë të gjithë se përtej dallimeve e kundërshtive, Evropa është e gjitha e bashkuar në mbështetje të shqiptarëve. Ministrja e Mbrojtjes po vazhdon intensivisht komunikimit, por mua më duhet të kthehem. Ju kemi vënë në dispozicion edhe dokumente e informacione që të mund të kenë një pamje shumë të qartë. Kam kërkuar që të mund të plotësojmë të gjithë ata që janë në zonat urbane me çadrat e dimrit”,deklaroi kryeministri Rama./ Opinion.al

Share: