Home KRYESORE Tërmeti/ SHBA dhuron mbi 330 mijë $ pajisje për raste emergjencash

Tërmeti/ SHBA dhuron mbi 330 mijë $ pajisje për raste emergjencash

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar Forcave të Armatosura Shqiptare mbi 330,000 dollarë pajisjesh për raste emergjencash, në mbështetje të përpjekjeve të vazhdueshme humanitare pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Gjeneratorët, tendat, elementët e ngrohjes dhe pajisjet e tjera të dhuruara do të ndihmojnë gjithashtu edhe në përpjekjet e ardhshme humanitare dhe të reagimit ndaj emergjencave”, theksohet në një njoftim të shpërndarë nga Ambasada Amerikane në Tiranë.

Shqipëria u përball me 26 nëntor me një nga fatkeqësitë më të mëdha natyrore prej afro gjysmë shekulli.

Humbën jetën 51 qytetarë, mbetën mijëra të pastrehë nga dëmtimi i 8 mijë pallateve dhe banesave në tre qarqe, Tiranë, Durrës dhe Lezhë. Shkalla e dëmit mendohet të jetë disa qindra milion euro./ Opinion.al

Share: