Home KRYESORE Video/ Naci dhe Hajdari nxjerrin një projekt: Si mund ti bëjmë shtëpitë

Video/ Naci dhe Hajdari nxjerrin një projekt: Si mund ti bëjmë shtëpitë

Imami Elvis Naci dhe Arbër Hajdari kishin një ide konkrete për mënyrën se di mund të ndërtoheshin lagje të tëra në zona të goditura nga tërmeti, sidomos në Thumanë. Madje ata thanë se e kishin diskutuar edhe me kryeministrin Edi Rama, ndërsa treguan me shembuj konkret se si mund të ishin këto shtëpi.

Elvis Naci: Isha në Thumanë dhe bisedova konkretisht, çfarë doni? Unë i thash, ishin një grup i madh njerëzish dhe nga ata që kishin pasur viktima. Disa donin që të qëndronin në Thumanë, një pjesë të vij në Tiranë, dikush do që të jetë në qendër të Thumanës. Njerëzit nuk po kthehen, njerëzit janë të tmerruar. Në Thumanë, flitet që janë 190 shtëpi private që janë dëmtuar nga rezultatet paraprake, të pabanueshme dhe rreth 115 apartamente. Ne kemi mundësi me buxhetin dhe me këtë aktual që të japim një ndihmës të shpejtë. Sepse po ta bësh një përpjesëtim, rreth 20 mijë euro një shtëpi, mesatarja, ne kemi mundësi që ti bëjmë ata njerëz me shtëpi të re, aty ku kanë qenë. Nesër ne do të udhëtojmë për në Turqi, janë disa shtëpia specifike, ekologjike, janë shtëpi të gatshme. Kjo ka një problem, që ne i dimë se ato mund të jenë shumë të mira dhe si ndihëm është shumë e shpejtë. Por duhet prezantuar, se ai thotë çfarë më sollën. Ato janë shtëpi shumë funksionale, kanë një kosto më të vogël që kemi parashikuar ne, në qoftes se në themi se me 10 milionë euro do të bëjmë 500 shtëpi, këto kanë një kosto të përgjysmuar mund të bëjmë 1000 shtëpi. I kanë të gjitha kushtet, janë 80 deri 100 metra, një katëshe dhe ka forma të ndryshme. Ka një të mirë, atyre nuk u bën gjë tërmeti. Ato nuk kanë asnjë rrezik nga tërmeti. Por, unë dhe Arbëri nuk jemi specialist, prandaj është stafi atje,që nesër do të shkojë në fabrikë dhe do të bëj takime. Nëse përgjysmohet kostoja, nëse është 20 mijë euro, këto kanë një kosto më të vogël, për shkak se është fabrika që i jep me shumicë ato.

Arber Hajdari: Që në fillimin e Komitetit, pasi mbaruam takimin e parë, unë propozova dy gjëra, 1. Fillimin i restaurimit të banesave të cilat kanë nevojë për restaurim dhe 2 banesat që janë të certifikuara që fabrikat që janë në Turqi. Kemi ardhur në këtë ide kemi gjetur fabrikë, dhe me bashkëpunimin e kryeministrit. Ne nesër do të nisim një delegacion në fabrikë për të negociuar. Ato janë shtëpia që janë beton i presuar është një teknologji ekologjike e re që perëndimi e përdor shumë, ato mundi ti bësh në përmasa sipas familjes. Ne kemi menduar, që të marrim dy-tre shembuj që njerëzit ti shikojnë, ti prekin, unë jam i mendimit që mos jemi të betoni dhe te tulla se ka teknologji shumë herë m ë të mira. Ajo është e llogaritur që të bjerë e gjithë shtëpia dhe të mos e mbys njeriun brenda./ Opinion.al 

Share: