Home KRYESORE Viti i 20 i Panairit Ndërkombëtar të Sezonit të Festave në mbështetje...

Viti i 20 i Panairit Ndërkombëtar të Sezonit të Festave në mbështetje të Fëmijëve të braktisur të Shqipërisë.

Hoteli Rogner në Tirane është krenar të sponsorizojë Panairin e 20 Ndërkombëtar të Sezonit të Festave ditën e Dielë, 8 Dhjetor 2019 nga ora 12:00h–17:00h në Sallën Antigonea.

Panairi do të jetë në ndihmë të Organizatës në Mbështetje të Fëmijëve të Braktisur të Shqipërisë, një organizatë jo-fitim prurëse Amerikane e cila punon ngushtë me Spitalin e Maternitetit Mbretëresha Geraldinë në Tiranë që nga viti 1996 për tu siguruar dashurinë e nevojshme dhe kujdesin mjekësor femijëve te braktisur për aq kohë sa ata qëndrojne në spital.

Artistë Vendas, biznismen, dhe OJQ do të sjellin artikuj për dhurata për sezonin e festave. Babagjyshi i vitit të ri do të jetë i pranishëm dhe i gatshëm të bëjë foto me femijët e pranishëm. Artikuj të tillë si, punime arti, qeramike, ornamente,bizhuteri dhe artikuj të tjerë të ndryshëm do të jenë për shitje. Një pjesë e të ardhurave do të jepen në mbështetje të nevojave si pasoj e termetit.

Hyrja është falas për të gjithë publikun.

Për më shumë informacion mbi OSAAB dhe se si mund të ndihmoni, ju lutem vizitoni faqën te www.osaab.org

Organizata në Mbështetje të Femijëve të Braktisur të Shqiperisë (OSAAB)
Spitali Universitar Obstetrik – Gjinekologjik Mbretëresha Geraldinë
Blvd. Zogu I
Tirana, Shqipëri

Për më shumë informacion kontaktoni me:
Mira Asllani
Tel: +355 69 216 8088

Share: