Home Approccio Italo Albanese Vizitë në Shqipëri e Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar,...

Vizitë në Shqipëri e Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Luigi Di Maio

Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Luigi Di Maio, ditën e mërkurë datë 11 dhjetor, do të kryejë një vizitë në Shqipëri gjatë së cilës do të takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, dhe me Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Edi Rama.

Në përfundim të takimit me Kryeministrin Rama do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp pranë Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë (akreditimi nën kujdesin e zyrës së shtypit të Kryministrit, mund të dërgoni gjithashtu edhe një mail në adresën [email protected] për të parashtruar kërkesën për pjesëmarrje).

Pas tërmetit të fortë që goditi Shqipërinë në datën 26 nëntor, Ministri Di Maio do të kryejë një vizitë edhe në kampin e çadrave pranë qytezës së Vorës (me mundësinë e pjesëmarrjes së gazetarëve) si dhe do të marrë pjesë në ceremoninë e dhurimit të materialeve të nevojshme të shpëtimit për të përballuar katastrofat dhe situatat e emergjencës të dhuruara nga Emergjencat Civile italiane (gazetarët mund të marrin pjesë në ceremoninë e dhurimit).

Share: