Home KRYESORE Vlorë/Ndryshonte vendimet e gjykatës, arrestohet ish-sekretarja e Gjykatës

Vlorë/Ndryshonte vendimet e gjykatës, arrestohet ish-sekretarja e Gjykatës

Një 43-vjeçare ka rënë në pranga të policisë së Vlorës. Edlira Shehu ish-sekretare gjyqësore pranë Gjykatës Administrative Vlorë, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën për qëllime përfitimi.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se përgjatë periudhës kohore dhjetor 2018 – nëntor 2019, kur kjo shtetase ka qenë në marrëdhënie pune, dyshohet se ka ndryshuar disa vendime të gjykatës duke i favorizuar palët sipas interesit vetjak.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, në ngarkim të saj, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit”./ Opinion.al

Share: